Vera e nxehtë dhe kombëtarja e futbollit, rritin shpenzimet në Angli

Futboll

Vera e nxehtë dhe kombëtarja e futbollit, rritin shpenzimet në Angli

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 09:24
Ilustrim

Mbërritja e Anglisë deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës në futboll dhe një verë e nxehtë, inkurajuan blerësit në Britani të shpenzonin më shumë në ushqim, pije dhe pajisje freskuese elektrike, në muajin korrik, por shpenzimet e përgjithshme u rritën ngadalë, sipas një sondazhi të shitësve.

Vlera totale e shitjeve me pakicë u rrit me 1.6 për qind krahasuar me korrikun 2017, tha British Consortium Retail (BRC), rritja më e dobët që nga shkurti, duke përjashtuar një rënie në prill e cila u imponua nga koha e Pashkëve.

“Temperaturat e nxehta të muajit të kaluar bënë që blerësit të konsumojnë shumë për ushqim dhe pije, ndërsa pajisjet e ftohjes fluturuan jashtë rafteve”, tha Helen Dickinson, shefi ekzekutiv i BRC.

Blerësit britanikë, shpenzimet e të cilave llogariten për rreth 80 për qind të ekonomisë, kanë parë që rritja e inflacionit të rritet më shpejt se paga e tyre për pjesën më të madhe të dekadës së kaluar, edhe pse në muajt e fundit rritja e fitimeve është kthyer pozitivisht në terma realë.

Më vete të martën, Barclaycard, ndarja e kartelave të kreditit dhe debitit të Barclays (BARC.L), tha se masa e shpenzimeve të konsumit – që përfshin baret dhe restorantet – u rrit me 5.0 përqind në korrik, duke u shtyrë nga blerjet në supermarkete dhe një rritje në çmimet e karburantit.

Shpenzimet e pubit u rritën me gati 17 për qind, më shumë që nga prilli i vitit të kaluar, ndihmuar nga Kupa e Botës “Rusi 2018”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat