Gjeraj: Liria mëton pjesën e epërme të tabelës

Futboll

Gjeraj: Liria mëton pjesën e epërme të tabelës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:25
Gjeraj: Liria mëton pjesën e epërme të tabelës

 

Dashamirët e futbollit me padurim e presin edicionin e ri në Superligën e Kosovës, e cila fillon në fundjavën e ardhshme (me 18-19 gusht). Skuadra me renome Liria nga Prizreni përgatitet me intensitet të shtuar nën drejtimin e kryetrajnerit Bedridin Gjinali. Liria ka aspiratat e qarta: të ndërtojë një lojë sa më të bukur dhe të luftojnë për pjesën e epërme të klasifikimit. Kapiteni i skuadrës Robert Gjeraj tha se është atmosferë e mirë dhe kushtet janë ideale për punë në Banjë të Pejës. 

Qendërmbrojtësi shprehet se me punën që po bëhet do të jetë një Liri kompakte edhe pse ka 90 për qind të fondit me lojtarë të rinj. “Normalisht se për krejt ekipet edhe për ne kjo është faza më e mundimshme, faza finale që mu përgatitë fizikisht dhe taktikisht.

Me ketë kapacitet të lojtarëve që kemi dhe që jemi duke u përgatitur, besoj se do të jemi të gatshëm për kampionatin e ri. Kemi zhvilluar së paku pesë ndeshje miqësore dhe secila ka shërbyer për ti parë gabimet, ku i kemi përmirësuar ato ndeshje pas ndeshje”, thotë Gjeraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Futbollisti ka deklaruar se ka ndryshime të mëdha sa i përket fondit të lojtarëve dhe vetëm dy kanë mbetur nga edicioni i kaluar, si Ilir Mustafa dhe Qëndrim Gashi.

“Për momentin Liria ka ndryshime të mëdha sepse vetëm dy lojtarë janë pjesë e saj që luajtën në edicionin e kaluar dhe të gjithë janë të rinj. Ekipi është komponuar dhe ka një bërthamë të mirë, por nuk do të kisha thënë që do të luftojë për titull, por me qenë një Liri stabile dhe me pas rezultate vazhdimisht të mira. Mosha mesatare është 23-24 vjet dhe janë të talentuar. Në ekip kanë pru përforcime nga Shqipëria dhe një është nga Kameruni, çka do të thotë se kemi një ekip kompakte.

Besoj se do të luftojmë për pjesën e epërme  të tabelës dhe mos të mendojmë për ekzistencën”, theksoi ai.  “Deri tash gjithçka po shkon në rregull, ku jemi duke u përgatitur në Banjë, janë kushtet fortë të mira se çdo vend tjetër me përjashtim në Turqi. Në këtë vend përgatitjet i kanë zhvilluar edhe Llapi Podujevës, Partizani i Tiranës etj. sepse i ka kushtet, terrenet dhe hotelin sipas standardeve”, tha më tutje Gjeraj.

Qendërmbrojtësi pret një edicion më të mirë se ai paraprak: “Në bazë të përforcimeve, jo çdo përforcim e tregon kualitetin, nuk do të thotë që merr numër të madh të përforcimeve e lufton për titull. Kandidatë për titull i shoh Prishtinën, Dritën, Llapin dhe Feronikelin, kjo e fundit ka marrë shumë lojtarë dhe mundë të kenë pasoja në komponim, megjithatë kanë marrë lojtarë cilësorë. 

Pra katër-pesë ekipe do ta kanë fjalën kryesore, nuk do të thotë se nuk futet nga plani i dytë edhe ndonjë ekip tjetër siç është Gjilani, që ka marrë lojtarë të mirë por rrijnë në heshtje. Besoj se ka u me rritur shikueshmëri dhe kjo ka ndikuar që prej se jemi në garat evropiane. Duhet theksuar se edicionin e kaluar nuk ka pasur shkëputje në pikë mes skuadrave dhe pas shumë viteve ishte vendosur titullin në javën e fundit.  Cilësia do të ngritët edhe më shumë, shikueshmëria do të rritet dhe shikuesit do të jenë më komod në stadiume për shkak kushteve më të mira”, tha Gjeraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat