Në vitin 1988, kështu kishte deklaruar Muharrem Sahiti për Fadil Vokrrin

Futboll

Në vitin 1988, kështu kishte deklaruar Muharrem Sahiti për Fadil Vokrrin

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2018 Në ora: 13:24
Muharrem Sahiti

Nëse kthehemi në histori, patjetër se duhet ta kujtojmë një deklaratë të para 30 viteve të ish sulmuesit Muharrem Sahiti, tani punon në kombëtaren e Kosovës.  Sahiti, në Prishtinë kishte ardhur në korrikun e vitit 1986, madje konsiderohej si pasardhës i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, që ndërroi jetë me 9 qershor të këtij viti.

Por Sahiti nuk i përmbushi parashikimet dhe nuk ishte sikurse Vokrri! “Kur Fadil Vokrri shkoi në Partizan Prishtina më angazhoi mua nga C. Zvezda e Gjilanit. Atëbotë u botua deklarata e Vokrrit se unë do të jem pasardhës i tij i denjë. Këtë Fadili e tha para dy vitesh e unë jam i vetëdijshëm se parashikimi i tij ende nuk është realizuar. Sikur mos të ishin lëndimet, besoj se Vokrrin nuk do ta zhgënjeja.

Image

Deklarata origjinale e Sahitit, me 29 gusht të vitit 1988

Porse, ka kohë që parashikimin e Vokrrit ta realizoj, ndonëse tash Prishtina bënë gara në Ligën e dytë Federative”, kështu kishte thënë Muharrem Sahiti, në deklaratën e tij për sportin e “Rilindjes”, e cila ishte botuar me 29 gusht të vitit 1988, kur Prishtina garonte në Ligën e dytë Unike ish jugosllave. Prishtina me Sahitin ra nga liga dhe kurrë nuk u kthye në elitë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat