Largohet nga Reali - Bota Sot
Largohet nga Reali

Futboll

Largohet nga Reali

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 15:26
Matteo Kovaçiç

Pasi shprehu hapur dëshirën për t’u larguar nga Reali i Madridit dhe për të luajtur në një skuadër ku i garantohen më shumë minuta, Matteo Kovaçiç po kalon tashmë orët e fundit në kryeqytetin spanjoll.

Sipas të përditshmes “Marca”, është arritur tashmë akordi për transferimin e tij në Londër, ku do të vihet në dispozicion të Maurizio Sarrit te Chelsea.

Paraprakisht media spanjolle raporton se Kovaçiç do të huazohet në Londër, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura vetëm pasi të jetë zyrtarizuar marrëveshja.

Ditën e djeshme u raportua se Kovaçiç refuzoi stërvitjen me madrilenët, si këmbëngulje për t’u larguar, por trajneri Lopetegui e mohoi këtë gjë.

Vlen të përmendet se largimi i Kovaçiç komplikon së tepërmi mundësitë e transferimit të Modriç te Interi, pasi vështirë se Perez do të pranonte të hiqte dorë nga kaq shumë lojtarë të rëndësishëm në një sezon të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...