Jesus vuan prej Neymarit

Futboll

Jesus vuan prej Neymarit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 16:24
Jesus vuan prej Neymarit

Brazili vazhdon të mendojë për eliminimin e hershëm nga Kupa e Botës së Rusisë, si një zhgënjim i yjeve të shumta të “Seleçao”. I fundit për të dhënë mendimin e tij ka qenë ish-trajneri i amerikano-jugorëve, pesë herë kampionë bote, Mano Menezes.

Ai e ka përqëndruar kritikën e tij mbi rolin e tepruar që lojtari i PSG, Neymar, pati në lojën e “Canarinhos”, çka la të eklipsuar Gabriel Jezus. “Unë kam një teori, që do të gjenerojë disa polemika. Problemi nuk është Gabriel Jesus, që për mua ishte zbulimi i fundit i madh i një lojtari te Brazili, por ylli ynë më i madh, i cili është Neymar”, – tha Menezes në “SporTV”.

Ish-trajneri i Brazilit shpjegoi se “Neymar monopolizon shumë veprimet tona sulmuese. Topi gjithmonë përfundon tek ai. Neymar nuk përgatit lëvizje për sulmuesit e tjerë, ai bën krejt ekipin që të luajë për të. Kështu sulmi i Brazilit vuan”.

Menezes, megjithatë, vuri në dukje se “problemi i kombëtares nuk është Neymar, sepse ai është zgjidhje për shumë nga problemet tona. Ajo që ne po diskutojmë është një rrugë e arsyes për të punuar”. Angazhimi i parë i Brazilit pas Kupës së Botës në Rusi do të jetë kundër SHBA, të premten, më 7 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat