Allegri do të përdorë “metodën Zidane” për të marrë maksimumin nga Ronaldo

Futboll

Allegri do të përdorë “metodën Zidane” për të marrë maksimumin nga Ronaldo

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:02
Cristiano Ronaldo dhe Massimiliano Allegri

Cristiano Ronaldo është duke pritur për të bërë debutimin e tij me fanellën e Juventusit, pasi portugezi nuk ishte në turnen amerikan të ekipit kampion italian. Nga ana e tij, trajneri Massimiliano Allegri është duke menduar tashmë rreth asaj se si do të marrë më të mirën (performancën maksimale) e yllit portugeze në sezonin që ka përpara.

Sipas gazetës “Tuttosport”, Allegri do të përqafojë sistemin e Zinedine Zidane me Cristiano Ronaldon, një metodë pune që ka siguruar produkt maksimal nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, sidmos në Ligën e Kampionëve, aty ku do të jetë fokusi kryesor i bardhezinjve.

Duhet pasur në konsideratë se Cristiano Ronaldo tashmë ka 33 vite mbi supe, ndaj ka nevojë për një trajtim specifik në aspektin fizik. Kjo nënkupton edhe rrotacionet në ndeshje të lehta në letër, kryesisht në Seria A.

Edhe pse ekzaminimet mjekësore të Ronaldos në Torino nuk treguan asnjë të metë, përkundrazi, theksuan formën e tij të madhe fizik, trajneri Allegri duhet ta rregullojë grafikun e ndeshjeve për portugezin, në mënyrë që ai të shkëlqejë në momentet kyçe të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat