Paul Pogba dëshiron t’i bashkohet Barcelonës.
Ylli francez nuk e sheh të ardhmen e tij te Manchester United, duke synuar një transferim te kampionët e La Ligas.
‘DailyMail’ raporton se 25 vjeçari tashmë ka zbuluar dëshirën për t’u larguar para bashkëlojtarëve dhe drejtorit ekzekutiv të Manchester United, Ed Woodward.
Pobga madje ka edhe një marrëveshje me Barcelonën, ku do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare nga e cila do të përfitonte afër 90 milionë euro.
Te Barcelona kampionit i botës me Francën, do të bashkohej me ish bashkëlojtarin e tij te Juventus, Arturo Vidal.
Në anën tjetër, Manchester United e konsideron të paprekshëm Pogban, duke qenë në pamundësi për të gjetur një zëvendësim ideal në ditët e fundit të afatit kalimtar.