Shala ‘çmend’ gjermanët, sërish shënon!

Futboll

Shala ‘çmend’ gjermanët, sërish shënon!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:53
Shala ‘çmend’ gjermanët, sërish shënon!

Sulmuesi Andis Shala është në formën më të mirë dhe më së miri e dëshmoi në tri ndeshje dy gola në fanellën e skuadrës së mirënjohur gjermane, Rot-Weiß Erfurt. Shala është hero i fitores së Erfutit me rezultat 1:0 në konak të Halberstadt-it, në kuadër të javës së tretë të ligës rajonale - verilindore.

Shala vendosi fitore në minutën e 23-të, duke sjellë gëzim të madh në mesin e dashamirëve të futbollit. Ky është goli i dytë i Shalës në ekipin e ri dhe që është në vend të dytë me 7 pikë (dy fitore e një barazim, me goldallim 4:0) .

Andisi është djali i ish futbollistit të mirënjohur, Kujtimit. Andisi luajti titullar dhe me angazhim e lojë “çmendi” tifozët gjerman që ishin në stadium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat