Gaxholli, Gjinali, Hasi e Bejta, yjet që dikur dridhnin klubet ish jugosllave!

Futboll

Gaxholli, Gjinali, Hasi e Bejta, yjet që dikur dridhnin klubet ish jugosllave!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2018 Në ora: 13:47
Gaxholli, Gjinali, Hasi e Bejta, yjet që dikur dridhnin klubet ish jugosllave!

Vitet e 80-ta janë vitet e arta të futbollit të Kosovës dhe gjithsesi se duhet përmendur Trepçën nga Mitrovica si klubi i parë që preku për një vit Ligën e Parë të ish Jugosllavisë (1977-78), pastaj finalen e Marshall Titos (1978), kur u mundën pas 120 minutave me 1:0 nga Rijeka.

Pastaj Prishtina futet në elitën e futbollit ish jugosllav (1983-88) dhe ishte në gjysmëfinale të Marshall Titos (1988)! Liria nga Prizreni së bashku me Prishtinën garuan në një ligë, në vitin 1988-89, liga quhej Liga e Dytë Unike ose Liga e parë B ish jugosllave.  Liria ishte edhe në çerekfinalen e Marshall Titos në vitin 1989.

Në foto janë tre yjet e Lirisë së Prizrenit, që në atëkohë kishin fjalën kryesore dhe mes tyre edhe Bejtush Bejta, një ish lojtar i jashtëzakonshëm i Llapit. “Me ish lojtarët, Legjendat e KF Liria, Rexhep Gaxholli, Bejtush Bejta, Bedridin Gjinali dhe Gëzim Hasi”, shkruan Bejta. Emra që dikur dridhnin klubet ish jugosllave, emra që nuk harrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat