Prishtina me mungesa në Superkupë

Futboll

Prishtina me mungesa në Superkupë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:15
Prishtina me mungesa në Superkupë

Prishtina dhe Drita takohen të hënën më 13 gusht nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” – ndeshje kjo e vlefshme për Superkupën e Kosovës.

Por, Prishtina do të ketë tre mungesa për shkak suspendimeve. Dallku do të mungoj edhe tre ndeshje tjera zyrtare, ndërsa një e ke hequr pas ndeshjes finale të Kupës – ndeshje kjo që e ka larë edhe Curri, por që do të mungoj edhe në dy ndeshje tjera pas dënimit për 3 ndeshje, të dy këta ishin dënuar pas ndëshkimit me të kuq pas ndeshjes me Dritën.

Suspendimi më i çuditshëm është i Korenicës. Publiku i shumtë që pritet të jetë prezent, nuk do të mund të shijoj paraqitjen e tij. Korenica me Lirinë ka 4 karton të verdhë dhe sipas rregullave ndeshja e Superkupës e ka tretmanin e ndeshjes së fundit kampionale të edicionit paraprak të garave. Dhe në këtë mënyrë trajtohen futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq.

Përndryshe, Prishtina është rekorder me 9 Superkupa nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991 dhe është në kërkim të trofeut të 10-të jubilar.

Trofetë e fituar të Superkupës:

1994/95, 1995/96, 2000/01, 2003/04, 2005/06, 2007/08, 2008/09, 2012/13 (kurora e dyfishtë) dhe 2015/16.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat