Kovaçiç te Chelsea, zbulohen detajet e huazimit

Futboll

Kovaçiç te Chelsea, zbulohen detajet e huazimit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 16:25
Mateo Kovaçiç

Sipas prestigjiozes spanjolle, “Marca”, Mateo Kovaçiç tashmë po udhëton për në Londër, për t’u bashkuar me Chelsea.

Në klub arrin në formë huazimi, pa asnjë mundësi blerjeje nga blutë e Londrës.

Ai duhet të kthehet vitin e ardhshëm në “Bernabeu”, sepse Real Madridi nuk dëshiron të privohet nga potenciali i tij i jashtëzakonshëm.

Lojtari ballkanas, i cili e kishte qartësuar qëndrimin e tij për ta lënë Real Madridin, për të shijuar më shumë minuta aktivizim, do të kalojë kontrollet mjekësore me Chelsea këtë pasdite dhe do të nënshkruajë kontratën për një vit.

Nëse nuk ka pengesë, marrëveshja mund të shpallet këtë pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat