Presidenti i Realit: Ne po sjellim në ekip një portier të jashtëzakonshëm

Futboll

Presidenti i Realit: Ne po sjellim në ekip një portier të jashtëzakonshëm

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 15:45
Presidenti i Realit: Ne po sjellim në ekip një portier të jashtëzakonshëm

I pari e mori fjalën Florentino Perez, që e mirëpriti blerjen më të re të Real Madridit, Thibaut Courtois. Kështu nisi prezantimi i portierit belg te kampionët europianë në fuqi, i cili falënderoi të pranishmit dhe Real Madridin për besimin tek ai. Përveç kësaj, ai deklaroi se “përmbush një ëndërr, që e kishte nga fëmijëria”:

“Falë presidentit Perez jam sot këtu. Natyrisht, jam shumë i lumtur. Çdokush që më njeh e di se kam punuar për të ardhur këtu. Është një nder. Unë i jam shumë mirënjohës Real Madridit. Në të gjithë karrierën time kam dhënë gjithmonë më të mirën për të arritur këtë majë. Kjo ishte ëndrra ime që fëmijë, e kam ëndërruar këtë moment.

Po përmbush një ëndërr, që e kisha që në fëmijëri. Më duket e pabesueshme që do të ec mbi barin e fushës së stadiumit me ngjyrat e Real Madridit, klubit më të mirë në botë. E kam të qartë dhe e di se çfarë është për t’u përballur me këtë ekip. Unë jam tashmë një “madridista”, jam njëri prej jush. Do t’i përfaqësoj denjësisht këto vlera”.

Pasi mbaroi fjalën përshëndetëse, presidenti i dorëzoi fanellën e tij të re, edhe pse pa një numër. Pastaj, portieri belg vazhdoi të bënte fotografi protokollare me familjen e tij, çka përfundoi pjesën e parë të prezantimit. Në pak minuta, Thibaut Courtois kërceu në fushën e blertë të “Bernabeu”, ku qindra tifozë e prisnin.

Presidenti Florentino Perez e prezantoi kështu blerjen e tij më të re: “Ne po sjellim në ekip një portier të jashtëzakonshëm. I dashur Thibaut, nga sot po vesh fanellën e klubit me 13 Kupa Europiane. Vini nga një klub shumë prestigjioz, si Chelsea, ku keni treguar nivel të lartë dhe talentin tuaj.

Në Madrid do t’ju ndihmojmë të jeni të lumtur me familjen tuaj, ashtu si kolegët e tjerë. Zemra jote ishte këtu në Madrid, me fëmijët tuaj, dhe tani kjo fazë është edhe pjesë e familjes suaj. Faleminderit për përmbushjen e kësaj sfide në klubin më të kërkuar në botë. Mirë se vini në shtëpinë tuaj, ju faleminderit shumë! Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për të përmbushur ëndrrat e tifozëve tanë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat