Real Madrid mashtron fansat, zyrtarizon lojtarin virtual Alex Hunter

Futboll

Real Madrid mashtron fansat, zyrtarizon lojtarin virtual Alex Hunter

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 17:53
Alex Hunter

Klubi ka shitur fanella me emrin e Hunter dhe ka rekrutuar disa lojtarë të vërtetë për t’i uruar mirëseardhje lojtarit të tyre virtual

Real Madrid ka nënshkruar me Alex Hunter – një lojtari fiktiv nga FIFA 19.

Por zyrtarizimi i tij ka zhgënjyer shumë tifozë të Los Blancos, të cilët menduan që ata kanë transferuar lojtar të vërtetë e jo një virtual.

Zyrtarizimi i Hunter u bë për shkak të cilësive të reja të lojës online, që do të paraqitet muajin tjetër, derisa ai ju bashkua klubit si pjesë për media. Ai është në lojë qëkurse u lansua FIFA 17, dhe tashmë ka përparuar shumë në ndeshje pasi që i është bashkuar elitës se futbollit.

Real Madridi e zyrtarizoi lojtarin duke bërë montazh një video në mënyrë që të bëj reklamë që të dukej si nënshkrim i vërtetë. E për këtë ata shfrytëzuan edhe lojtarë të Real Madridit që i uruan lojtarit të ri mirëseardhje.

Hunter tani është shtuar si emër edhe në faqen zyrtare të klubit dhe fansat mund të blejnë fanellën e tij me emrin dhe numrin 29.

Nënshkrimi po ashtu u zyrtarizua nga EA Sports në formë të shkruar që të ishte po ashtu origjinal. Madje ata futen edhe një citat nga Hunter në të cilin shkruhej se ai ju bashkua klubit të ri.

“Është e tëra çfarë unë kam dashur”, tha Hunter në një deklaratë. “Ti bashkohem Real Madridit, klubit më të madh në botë, është një ëndërr që të gjithë e kanë. Mbi të gjitha, mezi po pres që të kem mundësi të luaj për klubin më të madh në botë dhe në Ligën e Kampionëve”.

Por, tifozët u mashtruan keq pasi që ai u shpërnda si lajm në të gjitha rrjetet sociale te Real Madridit.

E lajmi nuk u prit fare mirë për shkak se Real Madrid e ka shitur Cristiano Ronaldon dhe ende nuk e kanë zëvendësuar atë me një sulmues klasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat