Skuadra e Kastriotit ka njoftuar sot se ka arritur akordin me një tjetër futbollist, që do të vihet në dispozicion të trajnerit Plori, për të përballuar sezonin në Kategorinë Superiore.
Bëhet fjalë për Juljan Shehun, 20-vjeçar, për të cilin klubi krutan njofton se në sezonin e fundit ka luajtur me skuadrën e Paniliakos Pirgos në Greqi.
Për Shehun dihet shumë pak, përveç faktit që luan si mesfushor qendre, ndërsa me krutanët ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare dhe pritet të debutojë në Kategorinë Superiore.