Krasniqi me gjithë disa mungesa e ka më të qartë nivelin e futbollistëve - Bota Sot
Krasniqi me gjithë disa mungesa e ka më të qartë nivelin e futbollistëve

Futboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Krasniqi me gjithë disa mungesa e ka më të qartë nivelin e futbollistëve

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:55
Krasniqi me gjithë disa mungesa e ka më të qartë nivelin e futbollistëve

Në një lojë mesatare me vetëm një gol në fund të pjesës së parë, nga një aksion që fare nuk premtonte, Kombëtarja U-19 Emirateve të Bashkuara Arabe, ka shënuar fitore minimale në ndeshjen e dytë miqësore kundër Kosovës U-19. Në ndeshjen e parë Kombëtarja U-19 luajti baras. Si do që të jetë ky turne në Slloveni është i mirëseardhur për Kombëtaren tonë, para ndeshjeve kualifikuese për Evropianin e ardhshëm. Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi me gjithë disa mungesa e ka më të qartë nivelin e futbollistëve në të cilët llogaritë, por gjithsesi ka edhe pak kohë deri atëherë dhe mund të ketë ende ndonjë ndeshje testuese.

Kosova U-19: F. Gashi, Kapra, Maloku,  Vitija, Celina, I. Krasniqi,  K. Krasniqi, Kadriju, Reka,  Pajaziti e Hyseni. Luajtën edhe: G. Gashi, Behluli, Shehu,  Kavkazi, Shabani, Pllana, Terziu, Kastrati, Brahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test