Maldini shkund ekipin në “Milanello” - Bota Sot
Maldini shkund ekipin në “Milanello”

Futboll

E martë, 23 tetor 2018

Maldini shkund ekipin në “Milanello”

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 12:11
Maldini shkund ekipin në “Milanello”

Pasditen e së mërkurës, pas stërvitjes, skuadra pati një takim në qendrën stërvitore të “Milanello”- s me drejtorin teknik Leonardo dhe atë të Zhvillimit Strategjik Sportiv, Paolo Maldini. Dy drejtuesit e rinj, anë të asaj vizite i treguan skuadrës afërsinë që bordi ka me lojtarët, sidomos kur mungon edhe një javë nga fillimi i kampionatit. Dyshja kuqezi u përshëndet fillimisht me trajnerin Xhenaro Gatuzo, e më pas me stafin e tij, përpara se të kishin një “mbledhje” të shkurtër në fushë me të gjithë organikën.

FJALIM – Me skuadrën rreth vetes, si Leonardo ashtu edhe Maldini shpenzuan disa fjalë për të inkurajuar lojtarët, por edhe për t’u shprehur besimin që shoqëria ka ndaj tyre. Sipas “Tuttosport”, ishkapiteni i foli skuadrës mbi koncepte si sensi i përkatësisë, pesha e fanellës, dëshira për të fituar dhe sakrificat e profesionit. Këto vlera, ai kërkon t’ia transmetojë ekipit, i cili përveç se iu përgjigj me shumë vëmendje dhe aprovim, me anë të një duartrokitjeje tregoi se sa vlerësohej fjala e një legjende si Maldini në një grup të rinjsh, nga të cilët pritshmëritë janë të larta.

EMOCIONE – Në sytë e lojtarëve ishte i dukshëm emocioni i të pasurit përballë një dyshe drejtuesish, të cilët në të kaluarën kanë dhënë jo pak për lavdinë e Milanit. Ndër më të prekurit nga ky takim, pa dy shim Davide Kalabria, i cili nuk e ka fshehur kurrë adhurimin sublim për një mit si Paolo Maldini. Të pasurit përballë një legjende të gjallë si Paolo pa dyshim ishte një faktor emocionues për mbrojtësin e djathtë, ashtu edhe për pjesën tjetër të futbollistëve. Edhe vetë Maldini u shfaq shumë i emocionuar pas vizitës ndaj skuadrës, teksa për mediat italiane deklaroi: “Vizitat në “Milanello” kanë qenë gjithmonë një kënaqësi, pasi ky vend së bashku me “San Siro”-n për mua janë si shtëpi e dytë. Gatuzo trajner nuk më çudit më pasi jam mësuar ta shoh në rolin e ri që prej sezonit të kaluar. Ia njoh mirë vlerat dhe cilësitë, ndaj nuk më habit asgjë nga ato që pashë gjatë takimit me djemtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test