Real Madridi ka marrëveshje me Alcantaran? - Bota Sot
Real Madridi ka marrëveshje me Alcantaran?

Futboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Real Madridi ka marrëveshje me Alcantaran?

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 13:06
Thiago Alcantara

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Bayern Munichut, spanjollin Thiago Alcantara.

Mbretërit janë në kërkim të një mesfushori të ri para fillimit të sezonit 2018/19 pas largimit të Mateo Kovacic te Chelsea dhe të ardhmes së pazgjidhur te Luka Modricit.

Sipas mediumit Onda Cero, Real Madridi ka rënë dakord për një marrëveshje me mesfushorin e Bayernit, Alcantara.

Ky stacion i radios pohon se ish-lojtari i Barcelonës është opsioni i preferuar i trajneri Julen Lopetegui, për të zëvendësuar kroatin Kovacic.

Thiago është i njohur mirë nga Lopetegui, pasi ka luajtur nën drejtimin e tij për ekipin kombëtar spanjoll dhe trajneri dëshiron ta ketë përsëri nën urdhrat e tij.

Onda Cero raporton se është arritur një marrëveshje me lojtarin dhe tani ajo vetëm ka nevojë të vuloset nga Bavarezët.

27-vjeçari kuptohet se është i interesuar për një rikthim në Spanjë, ku ai erdhi nga akademia e famshme e Barçës, La Masia, përpara se të përparonte në ekipin e parë dhe është i etur për një sfidë të re në La Liga.

Thiago ka një kontratë me Bavarezët deri në qershor të vitit 2021, dhe transferimi i tij thuhet se do të kushtonte rreth 50 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test