Emery mëton titullin me Arsenalin

Futboll

Emery mëton titullin me Arsenalin

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:23
Emery mëton titullin me Arsenalin

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka synime e qarta, titullin e kampionit në Premier League.

 “Stili ynë me topin duhet të jetë protagonistë, të bëjmë gjëra me kombinime, të kontrollojmë ndeshjen me pozicionimin e topit dhe pastaj, kur kemi hapësirën, të jemi agresivë duke shkuar përpara”, tha Emery. “Në mbrojtje: së pari duhet të organizohemi dhe të rikuperohet topi shpejt. Këtu është më e lehtë se ta bëjmë atë në fushë, por gjithashtu kemi nevojë për kohë.

Tani jam i lumtur sepse mendoj se lojtarët po përmirësohen. Është e qartë se qëllimi i klubit është të dal si kampion, të luajë për tituj, por për mua, unë dua të kënaqem me rrugën që e bëjmë”, thotë Emery.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat