Përsiatje sportive

Futboll

Përsiatje sportive

Nga: Fetah Veliu Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:35
Fetah Veliu

Debate

Tani më shumë se një dekadë te veprimit tim në skenën sportive, të futbollit të Kosovës, duke investuar së pari në aspektin material në përmirësimin modest të infrastrukturës fushore të futbollit, të përkrahjes materiale të disa klubeve të Kosovës, pastaj të sjelljes së programeve, punimeve publicistike të disa librave programore trajnuese, programe orientuese në punë profesionale nga grup-moshat e reja e gjerë të skuadrat seniore, në evoluim me kohën, trendet bashkëkohore e profesionale të avancimit dhe ngritjes së profesionit të trajnerit dhe të futbollit vendorë të Kosovës nëpër të gjitha nivelet e saj.

Nuk kisha pas dëshirë të elaboroj më tej për të bërat dhe arritjet e mija humane dhe profesionale në futbollin e Kosovës për periudhën që gjendem dhe veproj në fushën e futbollit, kjo duhet të prezantohet dhe faturohet nga të tjerët të domenit kolegial, human dhe profesional. Pse kjo dukuri humane dhe profesionale nuk po ndodh brenda punëtorëve sportiv dhe organizatave e institucioneve relevante sportive në Kosovë, ky perceptim shoqëror dhe profesional nuk ekziston ose ekziston, por vetëm në veten e parë, atij grupor, klanor, por jo edhe të interesave të përgjithshme, të vlerë emancipuese, edukative dhe profesionale për komunitetin sportiv dhe shoqërinë e gjerë të Kosovës!

Unë në ndërdijen time kam përceptim programore dhe orientues për arritjet humane dhe profesionale për komunitetin sportiv, vlerat sportive dhe kulturore që ndodhin në të gjitha nivelet e organizimit në futbollin e Kosovës. Por, ne realitet dhe vetëdijen time ende nuk kam hasë dhe ballafaquar me realen, vlerën humane dhe atë profesionale ne rrafshin kadrovik dhe atë organizativ në futbollin e Kosovës! Nga buron ky konstatim i imi për perceptim të situatës, gjendjes humane dhe profesionale që ekziston dhe po ndodh në futbollin e Kosovës? Cili është domeni ynë etikë, human dhe profesional për t’u ballafaquar me realitetin dhe arritjet profesionale në futbollin e Kosovës?

A duhet të jeni indiferent dhe opurtunist në plasimin e së vërtetës, te reales dhe argumenteve të vlerave progresiste e profesionale në profesion dhe organizim të veprimtarisë që ushtrojmë, në sport, futboll? Dhe a duhet në këto dhe shumë pyetje të tjera të përgjigjemi me kulturë dhe pedanteri dhe forcë të argumenteve për dhe rreth profesionales dhe vlerave organizative në futbollin e Kosovës? Kjo vlerë humane dhe profesionale gjerë me tani pak ose aspak nuk është shfaqur dhe prezantuar në opinionin sportiv, atë të futbollit, as nga akteret e saj e as edhe në masë të duhur nga mediumet sportive, të cilët mbulojnë dhe prezantojnë fushën e futbollit! vijon

Autori është trajner i mirënjohur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat