Perishiç çon tifozët e Interit

Futboll

Perishiç çon tifozët e Interit

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 18:02
Perishiç çon tifozët e Interit

Modriç, Inter, Real këto janë tema e ditës prej disa ditësh në mbarë mediat botërore që kanë lidhje me futbollin dhe jo vetëm. Në një postim në instagram Ivan Perishiç i cili është kthyer në stërvitje me Interin pas pushimeve pas Botërorit, ka publikuar një foto me dy kroatët e tjerë Brozoviç dhe Vrsaljko i cili sapo është blerë nga zikaltërit. Ai ka shkruar sipër fotos: Kush po mungon? Dhe ka bërë tag Luka Modriç. 
Ky është një tjetër sinjal i qartë që LM10 do të transferohet në Milano, të paktën dëshira e tij është shumë e qartë edhe pse Reali po këmbngul që mos ta lëshojë. 
Nëse Modriç do kalojë tek zikaltërit atë e pret një kontratë katër vjeçare ku do të fitojë plot 10 milion euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat