Shkëndija, gati për Vardarin - Bota Sot
Shkëndija, gati për Vardarin

Futboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Shkëndija, gati për Vardarin

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 18:52
Shkëndija, gati për Vardarin

Të shtunën nis sezoni i ri 2018/2019 në Ligën e Parë të futbolli të Maqedonisë dhe Shkëndija në Tetovë nga ora 17:00 pret Vardarin.

Me emocionet e vitit të tretë me radhë në të cilin Shkëndija performon suksesshëm në Europë, kuqezinjtë të shtunën kthejnë vëmendjen në skenën vendore. Sezoni i ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë hap siparin dhe ashtu si sezonin e kaluar rivali i parë është Vardari. Pas sezonit më të suksesshëm në historinë e klubit, Shkëndija sërish futet me ambicie të njejta për të fituar titullin e kampionit. Duke llogaritur se rivali i të shtunës vitet e fundit ishe konkurent i rregull për titullin, Shkëndija sheh veten para një mundësie ideale për të parë veten para rivalit që në xhiron e parë.
Skuadra ka punuar në rikuperim pas ndeshjes së lodhshme me Red Bull Salzburgun në kuadër të raundit të tretë eliminator të UEFA Champions League dhe para se të mendohet për takimin e kthimit, i gjithë përqendrimi shkon për nisje të suksesshme të kampanjës së re në LPFM. Stafi teknik ka të gatshëm gjithë futbollistët në përjashtim të Radeskit të lënduar dhe Alma Wakilit që ka mbetur jashta listës për këtë përballje.
Pozitiv është fakti se ekipi është në formë garuese, pasi tashmë pas vetes ka pesë ndeshje zyrtare në eliminatoret e Champions League (nga dy ndeshje me The New Saints të Uellsit dhe Sheriff Tiraspolin e Moldavisë si dhe një takim me Red Bull Salzburgun e Austrisë).
Ndërkohë Vardari pasi sezonin e kaluar mbeti 35 pikë prapa Shkëndijës, në Europë qëndroi shkurtë pasi u eliminua që në startin e raundit të parë eliminator të UEFA Europa League ku u mund dy herë nga Pjuniku i Armenisë (1:0 në Armeni dhe 2:0 në Shkup).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test