Kah po shkon Silva? - Bota Sot
Kah po shkon Silva?

Futboll

E enjte, 18 tetor 2018

Kah po shkon Silva?

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 19:20
Andre Silva

Pas Nikola Kaliniç që shkoi te Atletico Madrid, Milan është gati të përshëndesë edhe Andre Silva. Ka të ngjarë që sulmuesi portugez të shkojë në Spanjë, ku Sevilla është klubi më pranë tij. Praktikisht gjithçka është në rregull mes palëve dhe portugezi do të huazohet për një sezon, më pas Sevilla do të ketë mundësinë ta blejë për 38 milionë euro.

Pas një viti zhgënjyes duket se drejtuesit e ri të Milan kanë vendosur të bazojnë gjithçka te Higuain dhe Cutrone, ndërsa i kanë treguan derën Kalinic dhe Sivla.

Ndërkohë, kuqezinjtë po punojnë edhe për largimin e Carlos Bacca, por Villarreal ofron vetëm 9 milionë euro, ndërsa Milan kërkon të paktën 15 milionë euro. Mbyllja e merkatos në Premier League ka larguar alternativat West Ham e Crystal Palace, kësisoj ka vështirësi për shitjen e kolumbianit.

Në udhëkryq janë mesfushorët Josè Mauri, Montolivo dhe Bertolacci. Nëse vjen Bakayoko, për ta nuk do të ketë më vend te skuadra e Gattuso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test