Daliq mbetet trajner i Kroacisë - Bota Sot
Daliq mbetet trajner i Kroacisë

Futboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Daliq mbetet trajner i Kroacisë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 20:28
Zlatko Daliq

Pas suksesit të madh në Kampionatin Botëror, kroatët duan ta mbajnë trajnerin e tyre.

Zlatko Daliq do të vazhdojë të qëndrojë në krye të kombëtares kroate.

Nën udhëheqjen e tij, Kroacia arriti deri në finale të Kampionatit Botëror, ku u mund nga Franca.

Megjithatë ky ishte një sukses shumë i madh për kroatët që ishin befasia më e këndshme e Botërorit.

“Për mua ishte shumë e rëndësishme të diskutoja hapur me presidentin, të gjitha temat e mundshme. Falënderoj Davor Shuker për mirëkuptimin për gjithçka që nuk e kam konsideruar korrekte”, është shprehur trajneri kroat.

“Mendoj se i kemi zgjidhur këto probleme, kështu që presim të ecim përpara për sfidat e reja që na presin”, ka theksuar ai.

Daliq pritet të vazhdojë kontratën deri në përfundim të Euro 2020. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test