Xhaka emërohet zëvendës-kapiten i Arsenalit - Bota Sot
Xhaka emërohet zëvendës-kapiten i Arsenalit

Futboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Xhaka emërohet zëvendës-kapiten i Arsenalit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 09:13
Granit Xhaka

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery, e ka emëruar mbrojtësin Laurent Koscielnyn si kapiten të parë, ndërsa një nga katër zëvendës-kapitenët e klubit është edhe shqiptari i cili luanë për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka.

Kosicelny, i cili tani është i lënduar, ishte kapiten edhe sezonin e kaluar në vend të Per Mertesacker, i cili u pensionua në fund të sezonit, duke marrë rolin e menaxherit në akademinë e klubit.

“Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili është i lënduar për momentin. Pas Laurentit, kapitenët e tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka”, ka thënë Emery.

“Dua liderë në skuadër, cdo lojtarë të ndjehet si kapiten në cdo moment për të treguar aftësinë e tyre në lidership. Por, për momentin, këta pesë lojtarë e kanë mundësinë për të qenë kapiten”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test