Pochettino: Të mbash yjet e skuadrës është si të kesh bërë 10 blerje

Futboll

Pochettino: Të mbash yjet e skuadrës është si të kesh bërë 10 blerje

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 10:05
Mauricio Pochettino

Në prag të debutimit në Premier League ndaj Newcastle, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino u shpreh se fansat e skuadrës nuk duhet të jenë aspak të mërzitur për faktin se asnjë blerje nuk u krye këtë merkato të verës. Tottenham ishte skuadra e vetme në Premier League që nuk bëri asnjë blerje apo shitje, një rekord, duke ruajtur të një ekip si ai i vitit të kaluar. Trajneri argjentinas u shpreh se është i lumtur që ekipi ka të njëjtën përbërje, pasi kjo është një gjë e mirë për grupin, që e njeh mirë lojën e tij.

“Po nis një sezon i ri dhe ne do të jemi sërish kompetitivë. Unë do të përpiqem që të marr më të mirën e mundshme nga kjo skuadër. Unë jam i kënaqur me djemtë që kam në dispozicion dhe fakti që nuk ndryshuam tregon se ne kemi besim te ky grup. E rëndësishme është që ne mbajtëm lojtarët tanë kryesorë, si Kane, që kishte shumë kërkesa. Të mbash lojtarët kryesorë, trajnerin do të thotë që klubi beson tek ata, te projekti që ne kemi, ndërkohë që po ndërtojmë edhe një stadium të ri”, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat