Zeneli, pas golit të bukur në Holandë: “Si Bugatti…”

Futboll

Zeneli, pas golit të bukur në Holandë: “Si Bugatti…”

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 12:18
Arbër Zeneli

Arbër Zeneli e ka nisur këmbë të mbarë edicionin e ri në elitën e futbollit holandez.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës realizoi gol në fitoren 3-2 të ekipit të tij, Heerenveen, ndaj Zëolles.

23-vjeçari e shënoi golin e tretë në fund të pjesës së parë, për rezultatin 3-1, që doli të jetë gol i tri pikëve pasi Zëolle rrezikoi shumë deri në fund dhe shënoi vetëm një gol, për 3-2.

Ai u shpreh i lumtur pas ndeshjes me fitoren dhe golin.

“Faleminderit për mbështetjen, si Bugatti”, ka shkruar lojtari në rrjetin social Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat