Reali mund Milanin dhe merr trofeun “Santiago Bernabeun”

Futboll

Reali mund Milanin dhe merr trofeun “Santiago Bernabeun”

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 23:10
Foto nga ndeshja

Edicioni i 39-të i trofeut “Santiago Bernabeu” i takon Real Madridit pasi mposhti Milanin 3-1 në Bernabeu, të shtunën.

Karim Benzema ka kaluar në avantazh Real Madrid, pas vetëm dy minutash lojë, por dy minuta më vonë Milan ka vënë baraspeshën me golin e parë të shënuar nga Gonzalo Higuain, në ndeshjen e tij të parë me fanellën kuqezi. 

Në aksioni e fundit të pjesës së parë, gjatë zhvillimeve të një goditje nga këndi, Gareth Bale shënoi golin e dytë për “Los Blancos”.

Në pjesën e dytë loja ishte e barabartë dhe me ritëm, trajnerët i aktivizuan të gjithë futbollistët që patën në dispozicion, por rezultati ndryshoi vetëm në fund.

Në minutën e fundit, Borja Mayoral Moya, i aktivizuar në pjesën e dytë, shënoi golin e tretë për Realin, me portën e boshatisur, pasi më parë Donnarumma kishte pritur tentativën e Luka Modricit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat