Pique merr vendimin: Largohem nga kombëtarja e Spanjës

Futboll

Pique merr vendimin: Largohem nga kombëtarja e Spanjës

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 06:36
Gerard Pique

Gerard Pique ka mbajtur premtimin që kishte dhënë që para ndeshjes Shqipëri-Spanjë, kur kishte thënë se në fund të Botërorit 2018 do t’i jepte lamtumirën përfaqësueses së vendit të tij.

Mbrojtësi spanjoll ka konfirmuar sot në konferencën për shtyp se ky vendim ishte marrë tashmë dhe kishte lajmëruar edhe trajnerin Luis Enrike që nuk do të bëhej më pjesë e “La furia roja” në edicionin e ri.

“Fola me Luis Enrike një ditë më parë. Më telefonoi dhe i thashë që vendimi ishte marrë dhe menduar prej kohësh. Ajo ishte një etapë shumë e bukur, për të cilën jam shumë i lumtur, por tashmë duhet të përqendrohem te Barcelona. Me mbeten ende disa vite te Barcelona, shpresoj që të jenë sa më të mirë dhe të argëtohem”, ishin fjalët e mbrojtësit në konferencë për shtyp ku konfirmoi vendimin e tij.

Futbollisti ka luajtur me Spanjën që nga viti 2009, duke zhvilluar 102 ndeshje me të dhe duke shënuar 5 gola gjatë kësaj periudhe.

Ai ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Europianin në 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat