Real Madrid e ka fituar trofeun ‘Santiago Bernabeu’ për vitin 2018.
‘Los Blancos’ kanë mposhtur në ‘Santiago Bernabeu’ skuadrën e Milanit me rezultat 3:1.
Benzema, Bale dhe Moyral shënuan për Real Madridin.
Golin e vetëm te Milani e shënoi sulmuesi Gonzalo Higuain.
Një moment interesant u pa pas kësaj ndeshje, kur Paolo Maldini po i dorëzonte trofeun kapitenit Sergio Ramos.
Teksa Maldini po i dhuronte trofeun, Ramos ‘i hoqi’ kapelen legjendës italiane, duke i treguar se sa shumë respekt ka për të.