Renova heshti maqedonët

Futboll

Renova heshti maqedonët

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:25
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhuroi lojë të bukur në terren të Rabotniçkit në Shkup, duke shënuar fitore me rezultat 4:3, në kuadër të ndeshjes së parë të Superligës së Maqedonisë. Futbollistët shqiptarë dhanë maksimumin dhe u kthyen me tri pikë që nuk maten as me ari. Renova ngadhënjeu falë golave të Alban Sylejmanit (4’), Fatjon Jusufit (11’), Vlatko Stojanovski (48’ e 68’) dhe për Rabotniçkin shënuan: Petar Petkovski (23’), Ostoja Stjepanoviq (55’) dhe Aleksander Risteski (autogol 68’).  Renova si me lojë po ashtu edhe me rezultat heshti maqedonët.

Rabotniçki – Renova 3:4

Stadiumi “Arena Filip” në Shkup.

Shikues: 100.

Gjyqtar: Marjan Gocevski (Strumica).

Shënues: Petkovski (23’), Stjepanoviq (55’),  Ristevski (86’-autogol) – Sylejmani (4’), Jusufi (11’), Stojanovski (48’ e 68’).

Kartonat e verdhë: Mitrev – Zuka, Sadiki.

Rabotniçki: Bozhinovski, Steviq (Gofri 89’), Mitrev, Najdovski (Sharkoski 52’)), Herera, Stjepanoviq, Stevanoviq, Bobesu, Nedelkoviq, P. Petkovski dhe Stankovski (F. Petkovki 46’).

Renova: Kobetiq, Fetai, Mishkovski, Abdulla, Zuka, Sadiki, Sylejmani (Gafuri 60’), Jusufi (Pantoviq 67’), Nuhi, Ramadani dhe Stojanovski (Ristevski 80’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat