Plan sekret për të marrë Hazard, ja shifra rekord që do të paguajë Real - Bota Sot
Plan sekret për të marrë Hazard, ja shifra rekord që do të paguajë Real

Futboll

Plan sekret për të marrë Hazard, ja shifra rekord që do të paguajë Real

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:40
Eden Hazard

Real Madrid nuk heq dorë nga sulmuesi belg Eden Hazard dhe do të tentojë deri në minutën e fundit të bëjë gjithçka është e mundur për të marrë lojtarin e Chelsea edhe pse ky i fundit luajti dje në Premier League, në fitoren 3-0 të “bluve” të Londrës ndaj Huddersfield. Sipas të përditshmes britanike “Daily Expres”, skuadra kampione e Europës ka një plan sekret për të bindur trajneri Sarri dhe drejtuesit e Chelsea për ta lënë të lirë lojtarin.

Për të bindur drejtuesit, Real Madrid do të ofrojë 225 milionë euro, 3 milionë më shumë se sa shifra rekord e 222 milionë eurove që PSG pagoi një vit më parë për të marrë Neymar. Kjo shumë pritet t’i vërë kapak telenovelës dhe të lërë të lirë lojtarin belg të transferohet në La Liga, duke ndjekur ish-shokun e skuadrës dhe patriotin e tij Thibaut Courtois. Por ai që duhet bindur është trajneri Maurizio Sarri, që e konsideron të pashitshëm lojtarin belg.

Reali e kërkon me çdo kusht lojtarin, pasi e konsideron zëvendësuesin e përshtatshëm të Cristiano Ronaldo, që u largua drejt Juventusit. Për kampionët e Europës paratë nuk janë problem dhe presidenti Florentino Perez ka konfirmuar se deri në fundin e merkatos së verës do të bëjë maksimumin për at sjellë belgun në Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...