Bakayoko te Milan e kryer, francezi udhëton në Itali për vizitat mjekësore

Futboll

Bakayoko te Milan e kryer, francezi udhëton në Itali për vizitat mjekësore

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:08
Tiemoie Bakayoko

Mesfushori i Chelsea-t Tiemoie Bakayoko do të jetë në Itali në mbrëmjen e së dielës për të kryer vizitat mjekësore te Milan mëngjesin e së hënës.

Burime të shumta konfirmojnë se dy klubet kanë arritur marrëveshjen gjatë një dreke ditën e dielë.

Ai do të mbërrijë në formë huazimi 5 mln euro me opsion për ta blerë në fund të sezonit për 35 mln euro.

Bakayoko pritet të zbarkojë në Milano mbrëmjen e së dielës, do të pushojë në një hotel për të qenë gati në mëngjes për vizitat mjekësore.

Francezi do të mbushë 24 vjeç javën tjetër dhe Chelsea pagoi 40 mln euro për shërbimet e tij nga Monaco verën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat