Gashi fton qytetarët në ndeshjen e nesërme të Superkupës së Kosovës

Futboll

Gashi fton qytetarët në ndeshjen e nesërme të Superkupës së Kosovës

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:12
Kujtim Gashi

Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi në një konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që nesër ta mbushin pikërisht këtë stadium ku do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës.

Ministri Gashi, u shfaq i kënaqur që më në fund pritja për një stadium modern në Prishtinë përfundoi, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në kryerjen e punimeve për këtë stadium.

Gashi: I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shijojnë këtë ndeshje të nesërme

“Kemi ardhur tek ky moment i fundit, tek ky moment historik për gjithë sportin e Kosovës e veçanërisht për futbollin, sportadëshit e tifozët e gjithë Kosovës. Pra nesër do ta shënojmë njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive në Kosovë. Për herë të parë do të luajmë në njërin nga stadiumet që plotëson kriteret e UEFA-s dhe kjo është një moment sa emocional aq edhe krenar për të gjithë neve që kemi qene të involvuar në këtë proces” pohoi Gashi.

Ministri Gashi nuk harroi ta falënderoi legjendën e futbollit të Kosovës Fadil Vokrrin emrin e të cilit e mban stadium, ai e cilësoi Fadil Vokrrin si njeriun më meritor për këtë stadium.

Gashi: Vokrri më meritorit për Stadiumin

“Unë edhe njëherë dua të shpreh edhe emocionet dhe falënderimin e madh për ish-futbollistin, legjendën e futbollit të Kosovës, të ndjerin Fadil Vokrrin emrin e të cilin e mban tashmë ky stadium, i cili ka qenë shumë i përkushtuar në muajt e fundit rreth investimeve, ku kemi qenë bashkërisht disa herë në këtë stadium dhe besoj që ndoshta nëse ka individ që duhet të falënderohen në Kosovë për këtë vepër është pikërisht i ndjeri Fadil Vokrri”, tha ndër tjerash ministri Gashi.

Ministri shtoi se shumë shpejt priten të bëhen edhe investime tjera në stadiumin kosovare, e sidomos në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ku synimi do të jetë që ky stadium të kthehet në stadiumet e kategorive të katërt të UEFA-s.

Ndeshja e nesërme ndërmjet Dritës dhe Prishtinës zhvillohet nga ora 20:00.

Të pranishëm në këtë ndeshje do të jenë edhe pjesëtarë të UEFA-s të cilët priten të japin verdiktin final rreth këtij stadium, e i cili pritet të jetë pozitiv dhe më në fund Kombëtarja e Kosovës që nga shtatori mund të zhvilloj ndeshjet e saja si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat