Debuton Shaqiri për Liverpool-in me fitore bindëse - Bota Sot
Debuton Shaqiri për Liverpool-in me fitore bindëse

Futboll

Debuton Shaqiri për Liverpool-in me fitore bindëse

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2018 Në ora: 16:21
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Liverpoolit e nisi me fitore të thellë me rezultat 4:0 kundër West Ham-it, në takimin e javës së parë të Premier League në futboll. Xherdan Shaqiri debutoi për Liverpool-in me fitore të thellë.

Shaqiri futet në lojë në minutën e 82-të në vend të Manes. Vendasit e nisën serinë e golave në minutën 19-të me golin e Mohamed Salah, ndërsa në fund të pjesës së parë Sadio Mane nga afërsia thelloi rezultatin në 2:0. Në minutën e 53-të, sërish Mane në skenë dhe nga rreth 12-13 me goditje të saktë shënon për 3:0.  

Image

Dy minuta pa përfunduar ballafaqimi Daniel Sturridge nga afërsia thelloi fitoren në 4:0. Kjo është fitorja më bindëse në javën e parë të kampionatit anglez.  Shaqiri bëri lojë të mirë po aq minuta sa iu dha rastin dhe pa dyshim se ishte një debutim fantastik, me një fitore të thellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...