Nuk është turp me thënë të vërtetën - Bota Sot
Nuk është turp me thënë të vërtetën

Futboll

E martë, 20 nëntor 2018

Nuk është turp me thënë të vërtetën

Nga: Fetah Veliu Më: 12 gusht 2018 Në ora: 19:28
Fetah Veliu

Debate

Prandaj, kjo përsiatje e imja për gjendjen momentale ku po ndodhet komuniteti futbollistik dhe vet futbolli i Kosovës, të vlerave humane dhe profesionale, kërkon qasje tjetër të përceptimit, të emancipimit dhe prezantimit të realitetit organizativ dhe qasjes etike të sjelljes së opinionit për gjendjen e tanishme dhe të ardhmes së futbollit të Kosovës! Sidomos, theks të veçantë në këtë qasje të vlerave humane dhe profesionale duhet të kenë organizata e futbollit, drejtuesit e saj dhe të faktorëve relevant, atyre kompetenteve organizativ që gjenden brenda organizimit të futbollit nëpër klube dhe asociacioneve dhe trupave tjera profesionale dhe menaxhuese! Nuk është turp me thënë të vërtetën me argumente dhe dëshirë për interes të avancimit dhe arritjeve të drejta të individit, profesionit dhe vlerave progresiste në futbollin e Kosovës.

Progresiste dhe e shëndetshme në vlera humane dhe profesionale, është të prezantosh me forcë të argumenteve realen dhe gjendjen ku gjendet subjekti dhe organizata, e gjitha në trend me organizimin dhe vlerat profesionale dhe bashkëkohore! Po ashtu, emancipuese, edukative dhe shumë etike, humane dhe profesionale është të përceptosh dhe prezantosh me forcë të argumenteve realen nga jorealja në zhvillim dhe drejtim të profesionit dhe proceseve avancuese, të formësimit personal, profesional dhe human! Por, vetëm duke u ballafaquar me argumente dhe njohuri, me problematikën, tematikë profesionale dhe atë humano-shoqërore!

Gjithçka e kundërta e vlerave humane dhe profesionale të përceptimit të subjektivës dhe antiprofesionales, të çon në indiferentizëm, opurtunizëm dhe te dekadencës së antivlerave në profesion dhe jetë! Përcaktohuni në cilin stad të vlerave humane dhe profesionale jeni, në ato reale, progresiste, apo të regresionit dhe antivlerave, në drejtim që të ekspozoni vetën për komunitetit që i takoni dhe opinionit sportiv në konceptin e pozicionit tuaj personal dhe profesional për profesionin dhe shoqërisë që i takon! Edhe një kërkesë dhe thirrje nga shumë kërkesave dhe paraqitjeve të mëparshme në opinion, për ndërgjegje humane dhe profesionale të përsiatjes, për jetën dhe profesionin që posedoni dhe pozicionin tuaj në të!!! Ekziston një kohë dhe një moment kur Ju do të ballafaqoheni me njërën dhe anën tjetër të realitetit në profesion dhe jetë. Kur do të ndodh ky realitet dhe ky moment…..? fund

Autori është trajner i mirënjohur i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test