Guardiola: Ndonjëherë të vjen ta vrasësh, ndonjëherë thua ‘wow, çfarë lojtari’

Futboll

Guardiola: Ndonjëherë të vjen ta vrasësh, ndonjëherë thua ‘wow, çfarë lojtari’

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 21:30
Benjamin Mendy

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, thotë se Benjamin Mendy ka nevojë të shkëputet pak nga mediat sociale për të arritur potencialin e tij.

Francezi 24-vjeçar ishte lojtari më i mirë i ndeshjes teksa City mposhti 2-0 Arsenal në Emirates.

Mendy dha asistent për dy golat e shënuar nga Sterling dhe Silva, por Guardiola prapëseprapë nuk është i kënaqur kur bëhet fjalë për fituesin e Kupës së Botës.

“Mendy është Mendy. Ndonjëherë do ta vrasësh ndërsa ndonjëherë thua thjesht ‘wow, çfarë lojtari’.

“Ai mund të përmirësohet. Shpresoj që ta bind që të largohet pak nga mediat sociale dhe të fokusohet te futbolli.” Mendy e ka dëgjuar trajnerin dhe menjëherë përgjigjet në mediat sociale: “Premtoj që do ta bëj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat