Fekir nuk largohet nga Lyoni

Futboll

Fekir nuk largohet nga Lyoni

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:10
Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas

Përfaqësuesi francez edhe këtë vit do të luajë me skuadrën e Lyon.

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas deklaroi se me 95% të mundësive sulmuesi Nabil Fekir do të qëndrojë.

“Do të presim deri në mbyllje të afatit kalimtar. Por 95 për qind ai do të qëndrojë”.

“E kemi parë dashurinë e tifozëve për të. Lyoni është një qytet i madh i futbollit”, ka thënë Aulas.

Kampioni i botës me Francën ka qenë i lidhur me disa ekipe gjatë afatit, sidomos me Liverpool dhe Chelsea, që insistuan së tepërmi për të.

Fillimisht kanë qenë “The Reds” të cilët kanë qenë afër marrëveshjes me Lyon për blerjen e futbollistit, por mes klubeve nuk u arrit akordi për shkak të kërkesave të larta të francezëve.

Edhe Chelsea tentoi në orët e fundit të afatit kalimtar ta blinte atë, por edhe në këtë rast marrëveshja nuk u konkretizua, ndërsa në Premier Ligë, ku Fekir ka adhurues të shumtë, tashmë afati kalimtar është mbyllur. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat