Modric grumbullohet për Superkupën, tek Interi ende shpresojnë

Futboll

Modric grumbullohet për Superkupën, tek Interi ende shpresojnë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 18:01
Luka Modric

Tifozët e Interit ende shpresojnë se kroati Luka Modric këtë sezon do të vesh fanellën e Interit në Serie A.

Në Spanjë janë të sigurt që presidenti Florentino Perez do t’i ofrojë rinovimin e kontratës me 10 milionë euro në sezon. Shenja më domethënëse ishin duartrokitjet e tifozëve kur Modric u hodh në fushë ndaj Milanit në “Bernabeu”.

Perez e ka shtyrë gjithmonë takimin kokë më kokë me kroatin, duke ngarkuar zëvendësin e tij, Sanchez, për t’ia sqaruar mesfushorit se klubi nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij. Nuk është marrë parasysh as oferta e Interit, 15 milionë euro për huazimin për një vit dhe 35 milionë për blerjen përfundimtare.

Modric në asnjë moment nuk ka folur publikisht për këtë çështje. Mundësitë e Interit për ta marrë janë minimale, megjithatë ekziston një shpresë e vogël, që para mbylljes së merkatos në Itali, përfaqësuesit e Interit t’i kenë bindur drejtuesit e Realit.

Të grumbulluarit për Superkupën e Europës:

Portierë: Navas, Casilla, Luca, Lunin dhe Courtois.

Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Reguilón, Javi Sánchez e S. López.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, M. Llorente, Asensio, Isco, Ceballos e F. Valverde.

Sulmues: Benzema, Bale, Lucas Vázquez, B. Mayoral, Raúl de Tomás e Vinicius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat