I prishin punë

Futboll

I prishin punë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 18:46
Steven Nzonzi

Shtohen konkurrentët e Romës për kartonin e mesfushorit francez, Steven Nzonzi, për të cilin Sevilla kërkon jo pak por 40 milionë euro, që është edhe klauzola e largimit të futbollistit.

Sipas “France Football”, PSG dhe Monaco janë gati për të sfiduar Romën, që prej kohësh vijon bisedimet për blerjen e kampionit të botës. Parizienët mësohet se kanë intensifikuar kontaktet gjatë ditëve të fundit, me besimin se mesfushori do të ketë dëshirë për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës në kombëtare Mbappe, Kimpembe dhe Areola.

Por, përveç PSG ka hyrë në garë edhe Monaco, që me Nzonzi pretendon të mbushë boshllëqet e lëna në mesfushë nga Faninho dhe Moutinho. Klubi nga Principata nuk do ta kishte problem ta paguante klauzolën e largimit të lojtarit, pasi ka bilanc pozitiv pas shitjeve të disa “yjeve” të ekipit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat