Kaliniç: Do të bëj çmos për Atleticon!

Futboll

Kaliniç: Do të bëj çmos për Atleticon!

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 18:56
Kaliniç: Do të bëj çmos për Atleticon!

Kroati Nikola Kaliniç u prezantua si lojtar i Atletico Madridi në “Metropolitan Wanda”. Ai synon suksese me kolektivin e ri: “Unë do të bëj çmos për këtë klub, do ta ndihmoj në arritjen e objektivave”.

Futbollisti flet edhe për Superkupën e Evropës, ku luhet me 15 gusht mes Real Madridit dhe Atletico Madridit: “Ne do të japim maksimumin, por do të jetë e vështirë kundër një rivali të madh, si Real Madridi. Shpresoj se do të fitojmë”. Sa i përket incidentit në Kampionatin Botëror, kur u largua nga kombëtarja kroate, ai tha: “Nuk kam shumë për të thënë për këtë. Ajo që ndodhi në kombëtare, ndodhi. Ishte një vendim i trajnerit tonë për të mos më llogaritur mua, e pranoj atë. Nuk desha të pranoj medaljen e nënkampionit të botës për shkak se nuk kam konkurruar, nuk luajta, nuk e kam ndihmuar Kroacinë të merrte atë rezultat të madh. E lë këtë histori prapa, çfarë ndodhi, ndodhi”.

Në cilin rol shpreson të luajë? “Costa dhe Griezmann janë dy nga sulmuesit më të mirë në Europë. Nuk kam asgjë për të luftuar, për të konkurruar, për të marrë minuta, për të luajtur, por i respektoj shumë këta dy lojtarë. Ka shumë ndeshje, do të ketë lodhje, shpresoj të luaj”, përgjigjet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat