Drita për histori, Prishtina për të dhjetën: Formacionet zyrtare të Superkupës së Kosovës

Futboll

Drita për histori, Prishtina për të dhjetën: Formacionet zyrtare të Superkupës së Kosovës

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 19:57
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Drita dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Kampioni aktual i Kosovës, Drita dhe fituesi i Kupës, Prishtina, do të ndeshen sonte (e hënë) mes vete në Superkupën e Kosovës.

Kjo ndeshje mes dy skuadrave më të mira të sezonit të fundit në Kosovë do të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi gjilanas do të tentojë të fitojë Superkupën për herë të parë në histori të klubit, ndërsa Prishtina ka fituar nëntë herë dhe luan për të dhjetën.

Sikurse Drita, ashtu edhe Prishtina përballen me shumë mungesa për këtë ndeshje, por trajnerët Bekim Isufi dhe Mirel Josa kanë vendosur të startojnë me më të mirët.

Drita: Bakaj, Limani, Gërbeshi, Leci, Livoreka, Krasniqi, B.Shabani, Lamcja, Xh.Shabani, Neziraj dhe Haxhimusa.

Prishtina: Bekaj, Thaçi, Haliti, Arago, Bashiru, Mustafa, Ahmeti, Mankenda, Hoxha, Jasharovksi dhe Khalid.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat