Spektakël në stadiumin 'Fadil Vokrri', Drita fituese e Superkupës së Kosovës

Futboll

Spektakël në stadiumin 'Fadil Vokrri', Drita fituese e Superkupës së Kosovës

Nga: Bota sot Më: 13 gusht 2018 Në ora: 21:02
Foto nga stadiumi “Fadil Vokrri” / Foto Arton Krasniqi

(E plotësuar) - Në një atmosferë madhështore, mbi 10 mijë shikues, u bë përurimi i stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Drita nga Gjilani është fitues i Superkupës së Kosovës, pasi që e mposhti me rezultat 2:1 Prishtinën.

Një ndeshje e fortë e me përmbysje në rezultat, duke lënë pa frymë mbi 10 mijë shikues. Takimi i Superkupës së Kosovës filloi me nderimin me një minutë heshtje për legjendën e futbollit Fadil Vokrri, ish kryetarin e FFK-së dhe emrit e të cilit e mban tashmë stadiumi në Prishtinë, që ndërroi jetë me 9 qershor të këtij viti. Prishtinasit kanë kaluar në epërsi në minutën e 33-të përmes një supergolit të Mankendas, i cili nga rreth 20 metra la të shtangur portierin e Dritës.

Ai paraprakisht e kishte qëlluar edhe shtyllën, njëjtë si shokët e skuadrës, Jasharovski dhe Hoxha. Drita e ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 64-t pasi Fidan Gërbeshi shënoi nga penalltia, të cilën e shkaktoi mbrojtësi i djathtë, Armend Thaçi, që e rrëzoi Haxhi Nezirajn. Nëntë minuta pa përfunduar takimi pikërisht në minutën e 81-të, Betim Haxhimusa shënoi për fitoren e madhe të Dritës me rezultat 2:1.

Ai mori një top nga e djathta nga Xhevdet Shabani dhe me mençuri realizoi, duke shokuar Prishtinën.  Një atmosferë që do të mbahet mend, por edhe një lojë mjaft e mirë dhe Drita kampion në fuqi, e nis me trofe edicionin e ri, kurse Prishtina, që u kthye pas dy viteve në stadium, nuk ia doli, i mungoi edhe fati sportiv, për faktin se nëntë minutat e fundit pësoi humbje.

Image

Drita shkruan historinë, fiton Superkupën e Kosovës

Drita ka kaluar në epërsi për herë të parë ndaj Prishtinës.

Pas një kundërsulmi perfekt nga gjilanasit dhe një pasimi brilliant nga Shabani, Haxhimusa ka shënuar gol në minutën e 82-të.

Prishtina kishte më shumë raste sonte, megjithatë Drita në stilin e kampionit, arrinë ta rikthejë rezultatin.

Drita barazon rezultatin ndaj Prishtinës

Drita e ka barazuar rezultatin në 1-1 kundër Prishtinës në Superkupën e Kosovës në futboll.

Pas një aksioni mirë të krijuar nga gjilanasit, Armend Thaqi bëri ndërhyrje të palejuar, duke bërë që Genc Nuza të akordojë penallti.

Fidan Gërbeshi e barazoi rezultatin nga pika e bardhë, megjithatë Nuuza e anuloi golin për shkak të hedhjeve të fishekzjarreve në fushë.

Penalltia u përsëritë, por Gërbeshi u tregua i saktë sërish nga penalltia.

‘Intelektualët’ me veprim të turpshëm para syve të UEFA-s

Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ kanë bërë atë që është dashur më së paku në një ndeshje futbolli.

‘Intelektualët’ para syve të zyrtarëve të UEFA-s, kanë ndërprerë për disa momente finalen e Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës.

Ata në fillim të pjesës së dytë, hodhën në fushë numër të madh të fishekzjarrëve, duke dhuruar pamje aspak të hijshme.

Prishtina në epërsi ndaj Dritës

Ndeshja e parë e rëndësishme e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës ka nisur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me një minutë heshtjeje në nder të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

I gjithë stadiumi për një minutë nuk i ndali duartrokitjet për ish-kryetarin e FFK-së dhe legjendën e futbollit të Kosovës.

Të pranishëm në stadiumin e rinovuar të Prishtinës janë rreth dhjetë mijë shikues.

Futbollistët e Prishtinës patën dominim në pjesën e parë të ndeshjes, por sulmuesit e saj dështuan në shumë raste të konkretizonin rastet.

Khalid në minutën e dytë ka mundur të shënojë pas gabimit të portierit të Dritës, ndërsa pesë minuta më pas ishte Ergyn Ahmeti ai që drejtoi një goditje të fuqishme drejt portës kundërshtare, por Visar Bekaj priti për mrekulli.

Prishtina humbi edhe rastin e tretë në minutën ‘17 kur Jasharovski dështoi të shënojë gol, ndonëse ishte shumë pranë portës kundërshtare dhe topi shkoi jashtë saj. Një minutë më vonë, i njëjti lojtar nga distanca godet shtyllën.

Makenda në minutën 23 ka mundur të sjellë sërish në epërsi prishtinasit, po topi goditi serish shtyllën.

Por, pas rasteve të shumta të humbura, në minutën 34 Mankenda shënon gol të bukur nga rreth 20 metra për të sjellë Prishtinën në epërsi kundër Dritës 1:0.

Ndeshja e sotme njëherësh është edhe testi i parë nëse do të përmbushen kushtet, të cilat do t’i inspektojnë ekspertët e UEFA-s.

Ata kanë kërkuar që të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të bëhen sikurse të ishte kjo lojë ndërkombëtare, prej ardhjes së lojtarëve me autobus, e deri te ndarja e tifozëve të dy grupeve në dy pjesë prapa portave.

Prishtina synon Superkupën për herë të dhjetë, ndërsa Drita për herë të parë. Këtë ndeshje Prishtina e luan në rolin e mysafirit.

Prishtina në epërsi përballë Dritës, shënon Mankenda

Prishtina ka arritur të kalojë në epërsi përballë Dritës.

Ishte Mankenda, ai i cili shënoi gol nga 20 metra në minutën e 34-t të ndeshjes.

Prishtinasit e dominuan ndeshjen që nga fillimi, me aksione të vazhdueshme.

Vlejnë të përmenden edhe shtyllat e goditura nga lojtarët e Mirel Josas.

Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat