Barcelona distancohet nga Pogba

Futboll

Barcelona distancohet nga Pogba

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:43
Barcelona distancohet nga Pogba

Ariedo Braida, konsulent ndërkombëtar për Barçën, ka komentuar për “Tuttosport” çështjet më të rëndësishme të klubit katalanas, për atë që mbetet nga merkatoja e kësaj vere. Ai ka folur edhe për vazhdimësinë e Rafinha, për të cilin Interi ka treguar interes, sidomos po u largua nga mundësia e marrjes së Luka Modric.

Rafinha – “Ka shumë mundësi që Rafinha të qëndrojë ende këtu, te Barcelona. Ai ka kualitete të mëdha dhe është një lojtar i rëndësishëm. Rafina vjen nga një sezon problematik, por është një lojtar, i cili mund të bëjë ndryshimin. Ai ka pothuajse një qëndrim magjik, që të bën të fitosh lojëra”.

Rabiot – “Ne po ndjekim shumë lojtarë, Rabiot është dikush që ka treguar cilësi”.

Pogba – “Nuk mendoj se do të lëvizim drejt tij, por është një lojtar i madh. Sot flasim më shumë për paratë sesa për futbollin. Gjëja më e rëndësishme është të blesh mirë dhe të mos bësh gabime. Të fitojmë, ose të fitojmë…, kjo është çështja, si në të gjitha klubet e mëdha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat