Pas deklaratave se Real Madridi kërkon të marrë mesfushorin danez Christian Eriksen, si zëvendësuesin e Luka Modric, në rast se kroati largohet tek Interi, ka ardhur reagimi i skuadrës së Tottenhamit.
Kjo e fundit ka deklaruar se nuk ka për ta lënë të lirë lojtarin danez, të cilin e konsideron si shumë të rëndësishëm.
Dhe si për ta vërtetuar këtë gjë, Tottenham këtë vit nuk bëri asnjë lëvizje në merkaton e verës, as duke shitur e as duke afruar lojtarë.
Por mediat britanike konfirmojnë se në rast se vjen një ofertë e majme, atëherë Tottenhami do të lërë të lirë yllin e tij.
Dhe për të mbajtur lojtarin, drejtuesit e ekipit londinez kanë bërë me dije se çmimi i Eriksen është 180 milionë stërlina (rreth 210 milionë euro).
Vetëm nëse Real paguan këtë shumë, atëherë Tottenhami do ta lërë të lirë mesfushorin 26-vjeçar.
Një shumë tepër e lartë, që konsiderohet si një lëvizje e britanikëve për të mbajtur larg skuadra rivale nga ylli danez.