Gjeorgjianët “presion” Kukësit

Futboll

Gjeorgjianët “presion” Kukësit

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 13:48
Pamje nga një ndeshje

Teksa vazhdon dhe i quan pa baza, akuzat e klubit të Kukësit për vonesën me viza në ndeshjen e parë, klubi gjeorgjian i Torpedo Kutaisit, ka bërë një deklaratë në Facebook, ku shprehet se organizimi i ndeshjes në Gjeorgji ishte i mirë, ndërsa i bën edhe “presion” Kukësit, se ndeshja do të luhet në prani të UEFA-s, dhe ata do shohin edhe mikpritjen e verilindorëve.

“Ndeshja mes Kukësit dhe Torpedos do luhet në Shqipëri në prezencën e një Oficeri Sigurie të UEFA-s. Ai do të kontrollojë sigurinë dhe rregullin e ofruar nga klubi pritës, si dhe delegati i UEFA-s do të kontrollojë mikpritjen shqiptare, për të cilën duam ta falenderojmë UEFA-n. Ndërkohë, ekipi vazhdon të punojë fort për një rezultat pozitiv për tifozët” – shkruhet në deklaratën e gjeorgjianëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat