Debutimi i Ronaldos në Seria A, policia italiane i trembet sulmeve terroriste - Bota Sot
Debutimi i Ronaldos në Seria A, policia italiane i trembet sulmeve terroriste

Futboll

Debutimi i Ronaldos në Seria A, policia italiane i trembet sulmeve terroriste

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:50
Cristiano Ronaldo

Jo vetëm një mundësi për të përfituar nga prania e Cristiano Ronaldos në Seria A, por edhe një rrezikshmëri për sulmet terroriste. Është kjo frika më e madhe që mbizotëron në stadiumin e Chievos, "Bentegodi", me Prefekturën e Veronës që ka vendosur të marrë masa për të ngritur një njësi antiterroriste.

Sipas " Il Corriere Veneto" njësitë antiterroriste do të vendosen në një funksion parandalues, me rastin e ndeshjes të së shtunës, që do të shënojë debutimin e Cristiano Ronaldos në Seria A.

Njësitë Sos të Carabinierit dhe Uopi della Polizia do të vendosen pranë Stadiumit Bentegodi. Këto janë patrullime kundër terrorizmit që tashmë janë të punësuar në Verona për të monitoruar objektiva të ndjeshme ose për ngjarjet që kërkojnë masa maksimale të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...