Juve nuk do të bëjë ofertë për Rabiot, por do të presë deri në sezonin e ardhshëm

Futboll

Juve nuk do të bëjë ofertë për Rabiot, por do të presë deri në sezonin e ardhshëm

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 22:57
Adrien Rabiot

Juventusi nuk do të bëjë ofertë për Adrien Rabiotin këtë verë, mirëpo nëse ai nuk largohet nga Paris Saint-Germaini, atëherë Zonja e Vjetër do të përpiqet ta transferojë si lojtar të lirë.

Futbollisti francez ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit, ndërsa Barcelona ka tentuar ta transferojë gjatë këtij afati kalimtar.

Juventusi, ndërkohë, ka shprehur interesim për lojtarin qe një kohë të gjatë, mirëpo nuk e ka në plan ta blejë tani.

Sipas Tuttosport, kampioni italian do të presë deri në janar, kur edhe do të ketë të drejtë të nisë bisedimet për të arritur marrëveshje me futbollistin, të cilin pastaj në verën e ardhshme mund ta transferojë në parametrat zero.

Mirëpo, Barca dëshiron ta transferojë fituesin e Kupës së Botës këtë verë, prandaj Juve do të rrezikojë për shërbimet e tij.

Nëse Rabiot nuk shkon në Camp Nou dhe nuk e rinovon kontratën me PSG-në, atëherë bardhezinjtë do ta transferojnë në sezonin tjetër.

Kujtojmë që afati kalimtar në Serie A mbyllet ditën e premte, prandaj pritet të shihet nëse Juve do të bëjë ndonjë investim tjetër në ditët e mbetura.

Drejtori gjeneral i Juves, Giuseppe Marotta dhe drejtori Fabio Paratici janë të njohur për transferime me parametrat zero të lojtarëve, si Paul Pogba, Kingsley Coman, Fernando Llorente e Emre Can.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat