Te Partizani vjen lojtari i Koresë së Veriut

Futboll

Te Partizani vjen lojtari i Koresë së Veriut

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:34
Hyon-Uk So

Një lojtar nga Koreja e Veriut për Partizanin. Nuk ka firmosur ende, por nëse ndodh, do të ishte sensacionale, për vetë faktin se vjen nga një prej vendeve më diktatoriale në botë. Quhet Hyon-Uk So dhe luan në të gjithë linjën e krahut të majtë. Pozicioni natyral i 26-vjeçarit është mbrojtës i majtë dhe dje është stërvitur për herë të parë me të kuqtë në Elbasan.

Prej dy vitesh luan në kampionatin boshnjak, fillimisht për Zrinjski Mostar, e së fundmi me Gosk Gabela. Një muaj më parë u transferua në Serbi te klubi Zemun, por pas vetëm pak ditësh stërvitje, u largua. “Panorama Sport” mëson se mes menaxherit të lojtarit dhe klubit të kuq është arritur një marrëveshje në parim, që fillimisht Hyon-Uk So të kryejë disa ditë stërvitje, e më pas nëse trajneri Skënder Gega jep OK-in, atëherë do të firmosë me Partizanin. Mbrojtësi i majtë është një lojtar me shumë
eksperiencë, pasi numëron edhe 28 ndeshje me fanellën e Koresë së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat