Guardiola: Ne kemi fqinj Manchester United

Futboll

Guardiola: Ne kemi fqinj Manchester United

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:38
Pep Guardiola

Pep Guardiola thotë se po konsideron dhe përpiqet t’i japë fund dominimit të futbollit anglez nga Manchester United. Madje, kjo është sfida e tij më e madhe si trajner i Manchester City.
Ndërsa “Djajtë e Kuq” nuk e kanë fituar dot titullin e Premier League që pas pensionimit të Sir Alex Ferguson, në vitin 2013, “qytetarët” kanë vazhduar të mbledhin argjend të madh në baza të rregullta.

Manchester City ka shpenzuar shumë në një përpjekje për të kapërcyer boshllëkun me rivalëve më të ashpër, me “fqinjët e zhurmshëm” që kërkonin të merrnin kontrollin në Manchester dhe konkurrencën e brendshme në Angli. Guardiola i ndihmoi ata të krijojnë dominimin me rekord pikësh në sezonin e kaluar, me titullin kampion dhe dy “Carabao Cup”.

Ai pranon se është i vendosur të shtojë trofe të tjerë. Pep Guardiola i tha “All or Nothing”, një dokumentari të ri të “Amazon”, i cili u përqëndrua në aktivitetet e stadiumit “Etihad”: “Ne kemi fqinj Manchester United, klub i cili për 15 apo 20 vite ka fituar gjithmonë. Mendoj se sfida ime më e madhe si trajner është ta ndryshojë këtë”.

Guardiola u vendos në krye të Manchester City në sezonin 2016-2017, duke e përfunduar sezonin e tij debutues në Angli me duar bosh, pa asnjë trofe. Sezonin e kaluar ndihmoi në rritjen e reputacionit të katalanasit si një nga trajnerët më të mirë në botë.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich, 47-vjeçar, vazhdon të korrë shumë fitore, por ai pretendon se ka të meta si njeri, që përpiqet t’i mbulojnë. Guardiola shtoi: “Do t’ju tregoj diçka, që është absolutisht e vërtetë: nuk i kam as unë të gjitha përgjigjet. Shpesh, kur nuk di diçka, veproj para lojtarëve sikur kam njohuri. Unë veproj kështu, që futbollistët të besojnë se i kam përgjigjet e duhura. Kjo iu jep atyre besimin për të luajtur”.

Kjo qasje i ka shërbyer për mirë Guardiolës në këtë pikë, me një formulë fituese, që është gjetur nga një njeri, i cili e bëri tranzicionin nga lojtar në trajner të dukej jashtëzakonisht i lehtë. Trajneri katalanas vazhdoi në fjalën e tij: “Më pëlqen të kem një dhomë zhveshjeje të zhurmshme para një ndeshjeje. Ndjehem se kjo i animon lojtarët më shumë.

Ajo që më mungon nga koha ime si ish-lojtar është dhoma e zhveshjes. Është vendi më i mirë për të qenë, përveç fushës së blertë. Aty ka shaka, të gjithë janë së bashku, lojtarët mund të kritikojnë edhe trajnerin e të ndajnë momentet e mira dhe të këqija”.

Manchester City, i cili mori një fitore të lehtë 2-0 ndaj Arsenalit, në fushën e këtij të fundit, kur ngriti siparin e sezonit të ri në Premier League, do të presë Huddersfield në stadiumin “Etihad”, të shtunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat