Modric do të kërkojë largimin deri në fund, te Real Madridi thonë diçka tjetër

Futboll

Modric do të kërkojë largimin deri në fund, te Real Madridi thonë diçka tjetër

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 14:14
Luka Modric

Sipas Sky Sport Italia, Luka Modric dhe agjentët e tij përsëri do t’i kërkojnë Real Madridit që ta lënë të lirë lojtarin të kalojë te Interi. 

Kroati nuk luajti nga minuta e parë në humbjen prej 4-2 në Superkupën e Evropës, kundër Atletico Madridit e zhvilluar në Talin, që u vendos në kohën shtesë.

Kjo humbje e rëndë, por edhe lënia në stol, mund t’i shërbejë lojtarit si motivim i i ri për sfida të reja.

Real Madridin ka vazhduar të kërkojë një zëvendësim të ri.

Synimi i tyre është Christian Eriksen, por Tottenham Hotspur po kërkojnë 200 milionë euro.

Por te Real Madridi besojnë ndryshe. Drejtori i Los Blancos, Emilio Butragueno, thotë se nuk ka asnjë çështje Modric.

“Nuk ka asnjë çështje Modric. Ai është i lumtur të vazhdojë me ne”, ka thënë Butragueno.

Por ky versioni është i pabesueshëm për mediat italiane që vazhdojnë të shkruajnë për një kalim të lojtarit në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat